“Çmenden” sheikët, 300 milionë euro për Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo mbetet në qendër të vëmendjes, për shkak të paqartësisë së të ardhmes te Manchester United.

Së fundmi ka dalë një skenat i ri nga Portugalia, për një mega operacion në aspektin financiar. Flitet për një ofertë nga Arabia Saudite.

Plot 300 milionë euro janë gati, teksa 30 milionë i merr Manchester United, 20 milionë euro menaxheri Jorge Mendes dhe Ronaldo 250 milionë euro për dy sezone.

Dëshira e Ronaldos është të luajë ende në një klub të madh, për të garuar në Champions League, kompeticionin më të rëndësishëm për klube. /h.ll/albeu.com


Shtuar 14.07.2022 09:55