“Cjapi im ndërzeu dhitë e Fatimes, ajo nuk më dha lekët”, dëshmia e autorit që vrau 63-vjeçaren në Kuçovë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e Fatime Sulit në fshatin Kozare të Kuçovës disa ditë më parë. Mësohet se 58-vjeçari Fetah Marra ka mbytur me duart e tij 63-vjeçaren pasi kjo e fundit nuk i kishte dhënë disa lekë që i kishte patur borxh, konkretisht 6 mijë lekë.

I pyetur për burimin e këtij borxhi nga prokurorët, Marra është përgjigjur se sherri nisi pasi gruaja nuk pranonte t’i jepte lekët për shërbimin që cjapi i tij kishte bërë ndaj dhive të Sulit duke i ndërzyer ato.

Sipas tij, Fatime Suli kishte marrë cjapin e tij për të ndërzyer dhitë, por më pas nuk kishte dashur që t’i jepte lekët.

“Kur unë shkova t’i kërkoj lekët ajo më gjuajti me gurë. Prandaj e mbyta”, është shprehur ai.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 20 janar, ku Fatime Suli u gjet e vdekur, gjysmë e zhveshur në një kanal. Pas autopsisë mjeko-ligjore rezultoi se ajo ishte mbytur nga Marra me të cilin kishin lidhur dhe miqësi. Viktima dhe autori ishin krushq.

Shtuar 24.01.2022 16:19