City dhe PSG bëjn detyrën, Juventus “bie” në Torino (VIDEO)

Manchester City ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Dortmundit. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin pa gola edhe pse rastet ishin të shumta.

Në minutën e 56-të ishte Bellingham qe zhbllokon rezultatin pas një asistimi nga Reus.

City është kockë e fortë dhe arrin të barazojë rezultatin me anë të Stones pas një asistimi nga De Bruyne. Pas 4 minutash përpjekje, City përmbys rezultatin me Erling Haaland. Në minuten e 84 norvegjezi përmbys ish-klubin e tij duke i dhënë kështu fitoren anglezve.

PSG ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Maccabi Haifa. Pasi vendasit befssuan duke kaluar në avantazh në minutën e 24-të me anë të Chery, francezët më pas morën timonin në dorë duke shenuar me Messi, Mbappe dhe Neymar. Treshja sulmuese është ne super formë, ku madje ofruan përmbysjene rezultatit.

Benfica nga ana tjetër ka befssuar Juventusin në Torino duke fituar me përmbysje.

Në minutën e 4-të ishte Milik që zhbllokon sfidën , por në minutën e 43-të ishte ish-lojtari i Interit, Jao Mario i cili barazoi nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë nis në favorin e portugezëve pasi në minutën e 55-të, David Neres përmbys rezultatin dukeni dhene fitoren ekipit të tij./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 14.09.2022 23:01