Batalioni Azov është pjesë e mbrojtjes së Mariupolit, i cili përfshin një forcë prej 1000 burrash, të cilët përbëjnë një pjesë të vogël të forcave të përgjithshme të Ukrainës, por që kanë qenë kryefjala që nga fillimi i luftës në Rusi, shkruan BBC.
Prania e tyre në Mariupol ka qenë fokusi kryesor i luftës propagandistike të Moskës.
Rusia i referohet pushtimit të saj si një “operacion special ushtarak”, duke pretenduar “çmilitarizimin” dhe “denazifikimin e” Ukrainës. Batalioni Azov e ka marrë emrin nga Deti Azov në të cilin shtrihet në Mariupol.
Në vitin 2014 u formua si një milici ultranacionaliste, për t’i rezistuar separatistëve të mbështetur nga Rusia që pushtuan një pjesë të Ukrainës lindore.
Por që atëherë batalioni është nën mbikëqyrjen e qeverisë ukrainase si pjesë e Gardës Kombëtare. Pjesë e batalionit janë një sërë nacionalistësh, ultranacionalistësh dhe të rinj të tjerë që i janë bashkuar grupit nga urrejtja e përbashkët kundër Rusisë, dhe shumë prej tyre janë rusisht-folës.