Cilësohej si muza e shumë pikturave të artistit spanjoll, ndahet nga jeta vajza e Pablo Picasso-s

Maya Ruith-Picasso, vajza e piktorit të madh spanjoll, Pablo Picasso, të cilën ai e përjetësoi në shumë prej pikturave të tij, ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare, njoftoi familja e saj.

“Maya Ruith-Picasso vdiq në paqe këtë mëngjes, e rrethuar nga familja e saj”, thuhet në deklaratën e dhënë nga avokati Richard Malka, pa detaje të mëtejshme.

Maria de la Conception ose Maya, siç njihej, lindi më 5 shtator 1935 dhe ishte vajza e parë e Picasso-s dhe muzës së tij, Marie-Thérèse Ëalter, me të cilën ai kishte një lidhje që nga viti 1927.

Aktualisht në Muzeun Kombëtar të Pikasos në Paris ka një ekspozitë me temën e marrëdhënies së Majës me babain e saj. “Maya me një kukull” (1938), “Maya me një kukull dhe një kalë” (1938), “Maya me kostum marine” (1938), “Maya në një përparëse” (1938) janë vetëm disa nga portretet e saj.

“Ajo është i vetmi person që njoh që nuk flet për Pablo Picasso-n, por për babanë. Unë mendoj se kjo dëshmon për marrëdhënien e veçantë që ajo kishte me të”, tha djali i saj, Olivier.

Franca dhe Spanja do të përkujtojnë në vitin 2023 50-vjetorin e vdekjes së Pablo Picasso-s, përmes disa ekspozitave të veprave të tij në të dy vendet.