Cilat janë vitaminat dhe mineralet që duhet të merrni gjatë shtatzënisë?

Vitaminat dhe mineralet shtesë gjatë shtatzënisë janë shumë të rëndësishme për ecurinë e mirë të saj, kjo pasi nevojat për elemente të ndryshëm janë më të mëdha duke qenë se një pjesë e mirë e tyre shkon në favor të rritjes dhe zhvillimit të fetusit.

Shpesh gjatë shtatzënisë mund të lindë nevoja për minerale, vitamina por edhe yndyrna të shëndetshme.

– Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe ruajtjen e shëndetit të syve. Gjithashtu rregullon rritjen e qelizave dhe mbron shtatzëninë dhe sistemin imunitar.

– Vitamina K. Roli më i rëndësishëm i vitaminës K është në rregullimin e koagulimit të gjakut. Ajo rregullon si koagulimin (trashjen e gjakut) poashtu edhe anti-koagulimin (hedhjen e gjakut). Mungesa e vitaminës K mund të çojë në çrregullime të gjakderdhjes, sidomos në rritjen e kohës së mpiksjes, e cila mund të jetë veçanërisht e rrezikshme gjatë lindjes.

Gjithashtu një element i rëndësishëm është edhe fluori. Vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

– Vitamina B6 eviton rritjen e të vjellave, hipertensionin, diabetin mellitus.

– Vitamina B8 (acidi folik) është e rëndësishme për zhvillimin e fetusit.

– Vitamina B12 eviton formimin e anemisë megaloblastike tek fetusi, e cila mund të shkaktojë sterilitet.

– Vitamina C dhe Vitamina E janë dy vitamina antioksiduese që luajnë një rol jetësor në prodhimin e kolagjenit, proteina strukturore që gjendet në kërce, kocka dhe lëkurë. Si antioksidantë, ato mbështesin një sistem imun të shëndetshëm dhe mbrojnë kundër dëmtimit oksidativ. Vitamina E këshillohet në mënyrë që të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare.

– Vitamina H në mënyrë që të parandalohet dermatitis seborroik si edhe anoreksia.

– Hekuri është thelbësor për të parandaluar aneminë, për transportin e oksigjenit, rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fetusit dhe placentës. si dhe gjendjen e lodhjes dhe përgjumjes.

– Jodi është një element thelbësor në gjurmë që ndihmon në rritjen, metabolizmin dhe zhvillimin e indeve. Jodi parandalon abortin spontan.

– Kalçiumi mbështet zhvillimin e kockave të foshnjës, forcon kockat e nënës dhe nuk lejon dëmtimin e tyre nga pesha gjatë shtatzënisë. Ai ndikon gjithashtu në funksionimin e sistemeve të qarkullimit të gjakut, nervor dhe muskulor.

– Magnezi, natriumi dhe kaliumi: Elektrolitet mundësojnë hidratimin e organizmit, i cili është i nevojshëm për shumë funksione, përfshirë transmetimet e impulseve nervore dhe kontraktimet e muskujve. Magnezi, ndoshta elektroliti më i rëndësishëm për t’u plotësuar gjatë shtatzënisë, është i domosdoshëm për zhvillim të shëndetshëm dhe mbështet qarkullimin e mjaftueshëm të gjakut në tru.

– Zinku Mangësitë e zinkut janë të zakonshme në gratë shtatzëna, për shkak të rritjes së shpejtë të qelizave, ndaj marrja e sasisë së duhur është e domosdoshme. Mungesa e zinkut gjatë shtatzënisë shoqërohet me rezultate të pafavorshme, duke përfshirë lindje të parakohshme, komplikime gjatë lindjes dhe peshë të ulët të fetusit në lindje.

– Seleni është një mineral në gjurmë i cili është një antioksidant dhe luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e funksionit të tiroides (një gjëndër që prodhon hormone që rregullojnë metabolizmin). Gjatë shtatzënisë mungesa e selenit rrit rrezikun e peshës së ulët të foshnjës dhe pre-eklampsi (hipertensioni në shtatzëni).

Këto vitamina dhe minerale mund të merren nëpërmjet suplementeve shtesë por duhet të favorizohet marrja e tyre edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.


Shtuar 17.12.2022 17:13