Cilat janë rreziqet e shpërthimit të termocentralit më të madh bërthamor të Ukrainës (VIDEO)

Autoritetet ukrainase raportuan se zjarri që shpërtheu në një termocentral bërthamor herët të premten mes bombardimeve të rënda nga forcat ruse.

Kur filloi zjarri?

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale se një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

 

Kur u shuan flakët?

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit. Sipas deklaratës, nuk u raportua për vdekje apo lëndime.

A po luftojnë akoma?

Që atëherë, luftimet janë ndalur në zonë, tha një zëdhënës i termocentralit për CNN. Në një postim në Facebook herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj termocentralit bërthamor, dhe u kërkoi udhëheqësve evropianë që të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”.

Sa serioze është situata?

Është e vështirë të thuhet pasi ka ende shumë që nuk dimë. Por uzina nuk ka pësuar ndonjë dëm “kritik”, tha zëdhënësi i objektit. Zjarri nuk ka prekur asnjë pajisje “thelbësore” dhe stafi po merr masa për të zbutur çdo dëm, tha IAEA, duke cituar autoritetet ukrainase.

A po shohim ndonjë rritje të rrezatimit?

Jo, rregullatorët bërthamorë dhe organet qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë thonë se nivelet e rrezatimit duken normale.

Cilat janë rreziqet?

Skenari më i keq do të ishte nëse një zjarr ose sulm do të arrinte te reaktorët, do të prishte sistemin e tyre të ftohjes dhe do të shkaktonte një shkrirje, e cila do të çlironte sasi të mëdha radioaktiviteti. Megjithatë, Graham Allison, profesor në Qendrën Belfer, Universiteti i Harvardit, i tha CNN të premten herët se “jo të gjitha zjarret në një termocentral kanë pasoja katastrofike”./albeu.com


Shtuar 4.03.2022 07:27