Ditën e djeshme, Ilir Meta u konfirmua në kreu i Partisë së Lirisë dhe firmosi marrëveshje me Sali Berishën për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 maj 2023. Sot çifti Meta-Kryemadhi po shijojnë fundjavën e tyre duke lozur volejboll me të rinjtë e LRI-së.
“Pas përfundimit me sukses të Konventës Kombëtare, kënaqësi e jashtëzakonshme të isha sot me të rinjtë e LRI-së në Pezë.
Rinia është pjesa më vitale e këtij kombi. Nuk ka angazhim më të rëndësishëm se sa ne të bëjmë gjithçka që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Atdhe.
Shqipëria u përket të rinjve!”, shkruan Meta./albeu.com