Policia italiane ka sekuestruar 70 kilogram kanabis e kokainë.
Sipas burimeve, lënda narotike atje kapte vlerën e 1 milion eurove.
Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia italiane në Venecia, për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave të huaja, çiftit të bashkëshortëve iu sekuestrua një sasi prej 70 kg kanabis dhe kokainë.
Fillimisht, policia evidentoi një makinë pranë një dyqani në zonën e Mestre. Automjeti ku ishin çifti shqiptar, ndërruan menjëherë drejtim sapo panë policinë.
Kjo ka ngjallur dyshime tek efektivët të cilët i ndaluan dhe i shoqëruan drejt shtëpisë së tyre për një kontroll të imtësishëm të mjetit.
Në oborrin e banesës, efektivët konstatuan një tjetër makinë ku brenda bagazhit, u gjet një sasi prej 20 kg kanabis. Në këtë moment, burri shqiptar tentoi të arratisej me vrap, por nuk i ka shpëtuar dot policisë.
Efektivët më pas kontrolluan banesën e çiftit ku gjetën të fshehura brenda aspiratorit të kuzhinës, një sasi prej 300 gramës kokainë. Një prej policëve gjeti çelësin e një apartamenti tjetër që ndodhej jo shumë larg kësaj zone.
Aty, policia gjeti të fshehur në dollap, 18 thasë me 47 kilogramë kanabis. Mediat fqinje thonë se çifti i shqiptarëve synonte të shiste lëndën narkotike në zonat e plazheve përgjatë sezonit të verës.
Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nga autoritetet italiane, kapte vlerën e 1 mln eurove në treg.