Çifti Biden në zi, ngordh Champ, qeni që jetoi me ta për 13 vjet

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden kanë njoftuar vdekjen e qenit të tyre Champ, i cili ka qenë një shoqërues i përhershëm dhe i dashur për ta, për 13 vjet.

Lajmin e ka dhënë Biden përmes një postimin në Tëitter, ku shkruan se “do të na mungojë përgjithmonë”.

Të lidhura

None found

Champ ishte një nga dy qentë gjermanë që jetonin me çiftin Biden në Shtëpinë e Bardhë. I dyti është Majori, i cili u adoptua në vitin 2018.

Champ jetoi me Biden-ët kur Joe ishte zv.president i Barack Obamës dhe i kaloi ditët e tij “duke ndjekur topa golfi në lëndinën e Observatorit Detar” në Uashington, ku ndodhet rezidenca zyrtare./albeu.com

 


Shtuar 19.06.2021 19:21