Çiftet që i ndau vdekja nga aksidenti në Greqi, rrëqethin mesazhet e lamtumirës: Pse nuk na morët me vete

Greqia po vajton humbjen tragjike të 57 personave që ndërruan jetë nga përplasja e dy trenave në Tempe, në afërsi të Larisës.

Kujtojmë se mes viktimave janë konfirmuar edhe gjashtë të vdekur me origjinë shqiptare, Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo.

Rrëfimët e familjeve të të vdekurve rrëqethin.

Prindër që qëndrojnë të pangushëlluar para arkivolit të fëmijëve të tyre. Por në këtë fat të trishtë janë edhe partnerët e jetës, të cilët humbën papritur njerëzit me të cilët mendonin se do të kalonin pjesën tjetër të jetës.

Athina Katsara, 34 vjeç, nënë e një fëmije 2 vjeç


Athina Katsara nga Katerini ishte duke hipur në trenin fatal me bashkëshortin e saj. Pak para përplasjes çifti nuk ishin bashkë, pasi bashkëshorti i saj ndodhej në tualetin e vagonit. Bashkëshorti i saj ka shpëtuar dhe po trajtohet në spitalin e Larisës. Ata u martuan në vitin 2019 dhe kanë një fëmijë 2 vjeç

Dimitris Massalis, 32 vjeç, inxhinier mekanik

Dimitris Massalis, ishte drejtuesi i trenit Intercity 62 i cili humbi jetën në vend nga përplasja e rëndë në Tempi. Partnerja e tij, Katerina, nuk mund ta besojë që burri i jetës së saj iku aq shpejt.

“Ti do të jesh gjithmonë drejtuesi i zemrës sime. Të dua shumë. I dashuri im, burri im, partneri im, shoku im më i mirë. Udhët të mbarë Dimitrakis im…”, ka shkruar partnerja 32-vjeçarit me një foto në krahët e njëri-tjetrit.

Anastasia Adamidou, 24 vjeç, studente

“Në udhëtimin tënd më të rëndësishëm, nuk më more me vete”- shkruan në postimin e tij partneri i Anastasia Adamidou, vetëm 24 vjeçe, e cila humbi jetën në përplasjen fatale. E reja e cila ishte duke hipur në vagonin e tretë të trenit të pasagjerëve, së fundi kishte mbaruar shkollën stomatologjike të AUTH-së dhe po vazhdonte studimet për të siguruar masterin.

“Kemi shkuar në shumë udhëtime dhe në më të rëndësishmin nuk më ke marrë me vete, më ke lënë vetëm dhe nuk di çfarë të bëj me të. Ne kishim shumë ëndrra, i kishim thënë njëri-tjetrit, i kishim thënë përgjithmonë dhe unë mbeta pa ty, kur të të shoh përsëri do të të them që ia dolëm, ma kthe puthjen që të dhashë dhe të dua si të thashë kur të lashë në vagon. Shpresoj që të kam bërë të lumtur, sepse edhe unë e kam marrë nga gëzimi yt (…) Shpresoj të jesh mirë kudo që të jesh dhe të vish të ma thuash në një moment që të mos merakosesh sepse nuk më takon më të të bëj të lumtur dhe të kujdesem për ty, siç unë bëja gjithmonë. Mirupafshim zemra ime. Të puth dhe të pres në krahët e mi çdo natë, është e jotja siç u përgjigja kur më pyete. Të dua përgjithmonë!”, ka shkruar partnerja e fatkeqes Anastasia.

Nikos Nalbantis, 28 vjeç, shofer treni

Edhe 28-vjeçari Nikos Nalbantis ndodhej brenda trenit të pasagjerëve fatal.

Partnerja e tij Sonia ndau në rrejtet sociale një foto nga një festë. Në mënyrë tragjike ironike, torta që ajo mban në duar është në formën e një treni. “O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu duke pritur… Më shiko nga atje lart. Të dua përgjhithmonë.”

Vaia Bleka, nënë e dy fëmijëve

Infermierja 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve që jetonte në Tyrnavos me familjen e saj, kishte prenotuar një biletë për trenin fatal për të marrë aeroplanin nga Selaniku në SHBA, për të takuar bashkëshortin.

42-vjeçarja ndodhej në vagonin e dytë të trenit dhe ishte ndër 36 trupat e parë që u identifikuan dhe u transferua fillimisht në Universitet dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm.

Ajo do të kalonte tre javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, ushtar i Forcave Ajrore, i cili ka qenë përherë atje për herë të fundit në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Prindërit e 42-vjeçares kanë qëndruar me fëmijët dhe kanë qenë të parët që janë informuar për ngjarjen tragjike. Dhimbje e padurueshme për ta dhe vëllanë e saj, ndërsa bashkëshorti i saj erdhi për funeralin e saj, si dhe dy fëmijët që humbën papritur nënën e tyre.

/albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 15:45