Chelsea i ofron Interit një lojtar, zikaltërit presin largimin e Galiardinit dhe Vecino

Mesfusha e Interit sezonin tjetër do të jetë pa Vidalin dhe Vecinon. Megjithatë, zikaltërit do të preferonin edhe për Galiardinin një ekip të ri, pasi ai nuk është në planet e Inzaghit për sezonin e ri.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi ka marrë një ofertë nga Chelsea. Klubi anglez  u ka ofruar zikaltërve mesfushorin Ruben Loftus-Cheek për shifrën e 20 milionë euro.

Interit i ka pëlqyer emri në fjalë por shifra jo. Kështu, drejtuesit e Interit do të presin si fillim largimin zyrtar të Vidal, Vecino dhe Galiardini. Dhe si në rastin e Lukakut, ndonëse me shifra dhe prithsmëri të ndryshme, problem mund të jetë forlmua e dhënë që Interi do t’u kërkonte bluve të Londrës për huazim./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.06.2022 17:16