Charteri rrëzohet mbi autostradë në Malajzi, shënohen 10 viktima (VIDEO)

Të paktën 10 persona kanë vdekur pasi një charter është rrëzuar në një autostradë në veri të Kuala Lumpur të Malajzisë.

Avioni, me gjashtë pasagjerë dhe dy ekuipazh fluturimi, u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Langkaëi dhe u drejtua për në Aeroportin Sultan Abdul Aziz Shah, thanë në një deklaratë autoritetet.

“Kontakti i parë i bërë nga avioni me Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror Subang ishte në orën 14:47, koha lokale, dhe leja e uljes u dha në orën 14:48”, thuhet në deklaratë. Në orën 2:51 pasdite me orën lokale, “Kulla e Kontrollit vuri re tym që buronte nga vendi i përplasjes, por asnjë telefonatë nuk u bë nga avioni”, shtohet në deklaratë.

 

Tetë persona në bordin e avionit humbën jetën në përplasje.

Aeroplani u përplas me një makinë dhe një motoçikletë, secila me një individ, sipas autoriteteve.

Ministri i Transportit Anthony Loke tha se hetimet ishin në vazhdim.

“Askush nuk i mbijetoi përplasjes,” tha ai në një konferencë për shtyp. “Viktimat (në rrugë) gjithashtu do të duhet ende të identifikohen, do të përditësohen në kohën e duhur. Duhet të merret konfirmimi mjeko-ligjor.”


Shtuar 17.08.2023 18:44