Chelsea ka përmbysur Dortmundin në “Stamford Bridge” pas humbjes në ndeshjen e parë në “Signal Iduna Park” me rezultatin 1-0.
Blutë e Londrës kanë shënuar dy gola mbrëmjen e sotme, duke kaluar kështu në fazën tjetër të Champions League.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Sterling, pas një aksioni model. Ndërkohë që në pjesën e dytë do të ishte një gjerman si Kai havertz i cili do të ndëshkonte Dortmundin nga pika e bardhë e penalltisë dhe do të kalonte Chelsean për në çerkfinalet e Champions League.
Një ndeshje e cila pati ritëm të lartë nga ana e të dyja skuadrace, por ishin londinezët ata që u treguan më të saktë para porte.
AlbEu.com/