Ju pëlqejnë ëmbëlsirat kur janë të athëta? Apo preferoni çokollatat e ëmbla?
Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat e athëta ka të ngjarë të jeni ektrovertë. Sipas një sondazhi me 2000 adhurues të ëmbëlsirave, preferenca e një personi për disa ëmbëlsira mund të flasë shumë për personalitetin ose zgjedhjet e stilit të jetesës. Përveç të qenit ekstrovertë (59%), shumica e adhuruesve të ëmbëlsirave të athëta gjithashtu e identifikuan veten si “gallatë” dhe “sarkastikë”.
Ndërkohë, adhuruesit e çokollatës në masë të madhe e përshkruanin veten si “optimistë” (76%) dhe “të turpshëm” (67%). Adhuruesit e gjërave me mente, me një shumicë prej 78%, thanë se ishin “të menduar”.
I kryer nga OnePoll në emër të kompanisë së ëmbëlsirave Jelly Belly, sondazhi hulumtoi më thellë në zakonet dhe besimet e adhuruesve të ëmbëlsirave.
Njerëzit që hanë karamele çdo ditë kishin më shumë gjasa të identifikoheshin si “bufat e natës” në vend të “zogjve të mëngjesit” (43% vs 17%). Dy të tretat e adhuruesve të peltes me shije portokalli (ëmbëlsirë si qull i trashë) pëlqenin të dilnin vullnetarë në kohën e tyre të lirë (67%) – nga ata që pëlqenin më shumë shijen e qershisë, 79% identifikohen si introvertë./albeu.com