GREQI– Gjeorgjia Murati, 41 vjeç u masakrua me thikë. I dyshuar për ngjarjen është partneri i gruas shqiptare dhe shoku i tij, i cili dyshohet se e ka ndihmuar për të kryer krimin.
Partneri 39-vjeçar dhe shoku i tij 34 vjeç përballen me akuzat e vrasjes nga pakujdesia, ndërprerjes së shtatzënisë, grabitjes (të gjitha në bashkëpunim) si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe përdorimit të armëve.
Nëna e 39-vjeçarit ka folur për mediet dhe tregon se është e shkatërruar. Ajo i kërkon të birit që të rrëfehet.
“Nuk mund ta imagjinoja kurrë që ai do ta bënte një gjë të tillë. Pse e bëri? Kjo është ajo që unë dua të di. Unë jam e shkatërruar. Unë nuk e di çfarë të them. Nuk e kisha menduar kurrë që fëmija im do ta bënte një gjë të tillë. Ngushëllime familjes”, tha ajo fillimisht duke folur për Star.
Gjeorgjia ishte nënë e një fëmije 13 vjeç dhe në pritje të fëmijës së saj të dytë kur u vra.
“Kur mora vesh se u çmenda, thashë se nuk kishte mundësi ta bënte. Është një krim i tmerrshëm , çfarë t’i them kësaj nëne, këtij djali 13-vjeçar? Asnjë nënë mos ta ndjejë dhimbjen që po ndjen tani kjo grua. Unë u grinda me të gjithë, thashë është e pamundur që fëmija im ta ketë bërë, por tani do të më dëgjojë. Sado e ashpër të duket kjo. Dua, nëse më dëgjon ku është, të rrëfeë, sepse tani të gjitha provat janë kundër tij. Pse e bëri?”, shtoi ajo.
“Jam e shokuar. Ngushëllimet e mia familjes, nuk kam çfarë të them tjetër. Nuk e prisja diçka të tillë”, ka thënë nga ana e saj motra e tij.
39-vjeçari dhe 34-vjeçari do të dalin nesër në prokurori.