Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia “blindon” doganën

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së dhe Drejtoria Vendore kanë zhvilluar një aksion ditën e sotme në doganën e Vlorës.

Rreth 15 policë kanë zhvilluar kontrolle në kamionë. Nuk dihet nëse aksioni ka qenë për mallrat doganore apo për ndonjë gjë tjetër.

Aksioni ka zgjatur përreth 60 minuta dhe janë bërë kontrolle brenda doganës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme  (SPAK).

Mësohet se janë shoqëruar katër persona./albeu.com