Aksion i Policisë në hyrje të Vlorës, kontrolle për persona në kërkim dhe sende të paligjshme.
Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, me fokus kontrollin e automjeteve të dyshimta.
Operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, ku janë ndaluar dhe verifikuar automjetet që vinin nga autostrada Fier–Vlorë.
Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve .
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se aksioni ka si qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe parandalimin e mbajtjes së mjeteve të paligjshme apo lëndëve të ndaluara.
