Çfarë po ndodh me familjet shqiptare? 5 divorce çdo ditë të 2021-shit

Divorcet po prodhojnë krime ndërkohë që në pesë muajt e fundit në Tiranë është shënuar një numër i lartë padish për zgjidhje martese. Në total bëhet fjalë për 758 padi të depozituara në gjykatë, çka flet për një shifër mesatare prej 5 divorcet në ditë. Gratë janë ajo që i drejtohen gjykatës në shumicën e rasteve, ndërkohë që juristët thonë se se shkak janë kushtet ekonomike por edhe dhuna në familje.

Divorcet janë shoqëruar me krime të rënda në familje gjatë muajve të fundit, ndërkohë që numri total i tyre po vjen gjithnjë e në rrije duke arritur nivele shqetësuese.

Në 5 muajt e fundit në Gjykatën e Tiranës janë depozituar 758 padi të reja për zgjidhje martese, krahas 1226 çështjeve të mbartura nga viti 2020.

Kjo statistikë flet për një numër rekord me mesatarisht 5 kërkesa për divorce në ditë.

Juristi, Edvis Gorishti, thotë se faktori ekonomik por edhe dhuna në familje janë shpesh arsyet që shtyjnë njërin prej bashkëshortëve ti drejtohet gjykatës.

Erdis Gorishti: Kemi martesën midis bashkëshortëve, vjen një moment që kanë mosmarrëveshje si nga ana ekonomike ashtu dhe në familje, kur ka ndërhyrje të familjarëve të tjerë ose nga ana ekonomike kur ka papunësi, mbizotëron edhe dhuna.

Avokati thotë se gjykatat duhet të përdorin dënime më të ashpra për rastet e dhunës në familje.

Erdis Gorishti: Në rastet kur ka dhunë më të shtuar gjykata edhe vetë në bazë të rrethanave mundet ta vlerësojë vendimin me një dënim pak më të shtuar pasi ekzistojnë ligjet por në këto raste mund të shtohet pak marzhi i dënimit.

Krahas rritjes së numrit total të padive për divorc, në këtë 5 mujor gjykata ka regjistruar edhe 90 kërkesa për zgjidhje martese me marrëveshje, ndërkohë që ka mbartur nga viti 2020 edhe 113 kërkesa të tilla.

Procesi gjyqësor për divorcin u bë shkak për një nga krimet më të rënda të ndodhura së fundi në vend, Mexhit Picari  qëlloi më 5 plumba ish-dhëndrin Kudret Saliaj para se ai të shkonte në seancën e radhës për tu ndarë me vajzën e autorit. /oranews


Shtuar 8.06.2021 16:26