Çfarë po ndodh? Makinat bllokohen në tunele, kaos te Rruga e Arbrit (VIDEO)

Dita e sotme nuk ka qenë aspak e mbarë për udhëtarët që kanë përshkuar Rrugën e Arbrit. Burime për albeu.com bëjnë me dije se largimi i një vinçi nga Ura e Vashës, ka bërë që të krijohet një kaos i madh.

Makinat varg pas njëra-tjetrës janë bllokuar në tunele, për shkak të punimeve që po kryhen për çmontimin e Vinçit.

Qytetarët janë shprehur se nuk janë ndjerë mirë ndërsa kanë qenë të bllokuar për rreth një orë në tunele.

Kujtojmë se Rruga e Arbrit u hap me 29 nëntor 2021. Kjo rrugë me dy korsi  është e gjatë 74 kilometra dhe e projektuar për një shpejtësi lëvizje 80 km në orë. Kalon në 4 bashki përmes 4 urave dhe 7 tuneleve të ndërtuara prej kompanisë Gjoka. Pjesa fundore e rrugës është Bllata në kufi me Maqedoninë e Veriut./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 14:16