Hetuesit e Byrose Kombetare te Hetimit, te mbeshtetur nga reparti special RENEA, kane bastisur ne oret e para te mengjesit te sotem, banesen e deputetit te Partise Socialiste Rrahman Rraja.
Aksioni i befasishem eshte zhvilluar ende pa zbardhur dita, ne fshatin Zeze te zones se Nikles.
Ka qene nje vendim i Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i leshuar ne sekret te plote, me date 17 janar 2023, pa pranine e paleve dhe te sekretares gjyqesore, i cili ka miratuar kerkesen e Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
Mësohet se “Objektiv i ketij aksioni, ka qene gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njesise administrative Nikel ne zonen e Fushe Krujes.
Po ashtu eshte ushtruar kontroll i baneses se tij ne fshatin Zeze, sebashku me automjetin, te cilin ai ka ne perdorim. Qellimi i kontrollit te baneses dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rendesi per hetimin qe po kryen SPAK”.
Hetuesit e BKH-se, te mbeshtetur nga grupet e depertimit te repartit special RENEA, kane mbyllur ne rrethim ne oret e para te se enjtes, vilen 3 kateshe ne fshatin Nikel. Me pas, ne zbatim te vendimit te Gjykates Speciale, kane hyre ne ambjentet e brendeshme duke ushtruar kontroll te hollesishem ndaj çdo personi qe gjendej aty.
Agjentet e BKH-se, kane bastisur ne menyre te imtesishme çdo ambjent te viles, per te gjetur materiale apo prova ne lidhje me hetimin.
Ne vendimin e gjykates speciale, vila 3 kateshe sebashku me hapsiren perreth saj, e rrethuar nga nje mur i larte mbrojtes dhe e paisur me sistem sigurie me kamera, eshte percaktuar si objekt ne pronesi dhe ne perdorim te shtetasit Ramazan Rraja.
Hetuesit e BKH-se, kane mbetur te befasuar, kur ne banese ne vend te personit qe kerkonin, kane gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partise Socialiste dhe familjen e tij.
Deputeti i PS-se, u ka komunikuar agjenteve te BKH-se, se ne banese gjendet vetem familja e tij. Ndersa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohe qe jeton ne kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentet e BKH-se te ushtrojne kontroll ne çdo cep te godines pavarsisht faktit se aty gjendej vetem deputeti i PS-se dhe familja e tij.
Pas me shume se dy oresh, agjentet e BKH-se dhe trupat speciale RENEA, kane perfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin qe kerkonin dhe as mjete te kundraligjshme.
Nje burim nga SPAK, konfirmoi per “Xhungel”, se “aksioni i sotem i BKH dhe RENEA, eshte zhvilluar ne vijim te hetimit per atentatin e 1 nentorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durresit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jeten shoferi i Ndojit, Andi Maloku”.
Ramazan Rraja, per here te fundit u shpall ne kerkim policor pas atentatit te ndodhur ne 17 korrik 2022, ne mbikalimin e Fushe Krujes, ku mbeten te vrare Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Ne ate kohe, Ramazan Rraha ndodhej jashte vendit.
Ai u shoqerua nga policia e Fushe Krujes mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer ne Rinas me linjen e Flay Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rraja dha deklarime ne lidhje me hetimin e masakres se 17 korrikut, ne mbikalimin e Fushe Krujes dhe pasi provoi se diten e ngjarjes, ndodhej jashte territorit te Shqiperise, u la i lire disa ore me vone./xhungel