Çfarë ndodhi? 32-vjeçari i thyen telefonin të dashurës dhe e rreh në mes të Tiranës

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë për dhunë në familje.

Sipas policisë, i riu i ka thyer telefonin të dashurës dhe e ka dhunuar. Nuk dihen se cilat kanë qenë arsyet që kanë nisur debatin mes tyre.

“A. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Dhuna në familje”, pasi i ka thyer telefonin të dashurës dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.