Çfarë ndodh me temperaturat ditën e premte? Suprizat e motit
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi 10-13m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen
në zonat malore 8 deri 19°C
në zonat e ulëta 8 deri 25 °C
në zonat bregdetare 10 deri 23°C