Çfarë ndodh me ata që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze? Tomini: Jemi në luftë me orën policore

Coronavac dhe Sputnik V pritet deri në fund të gushtit të marrin miratim nga EMA”. Kështu deklaroi se zv/ministre e Shëndetësisë Eugena Tomini në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu. Ajo deklaroi se të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë vendit duhet të kontrollojnë informacionet e përditësuara në lidhje me masat kufizuese dhe kushtet e secilit shtet për kalimin e kufirit.

“Coronavac dhe Sputnik V pritet deri në fund të gushtit për miratim nga EMA. Sinovac është e prekualifikuar nga EMA. Çdo individ që dëshiron të lëvizë duhet të kontrollojë informacionet për çdo vend ku do që të udhëtojë. Kushti i pasaportës së vaksinimit favorizohet edhe nga ato që e kanë hapur kufirin për persona të vaksinuar. Një dokument i tillë merret nga një mjek i familjes, nga ISHP që kanë databazën e atyre që e kanë kaluar COVID. Nëse një vend kërkon një test të tre javëve të fundit je i detyruar ta zbatosh”, deklaroi Tomini.
Ajo shpjegoi arsyen pse vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese në vendin tonë, ndërkohë që kufijtë janë të hapur, duke theksuar se rekomandimet aktuale kanë qenë të këtij niveli.

“Vjet u përballëm me një trend në rritje të numrit të rasteve të COVID. Të njëjtat vlerësime bëhen edhe aktualisht. Lehtësimi i masave duhet të jenë të menduara mirë. Kufijtë i kemi të lirë sepse kemi pasur kategorizimin e masave.

Të gjithë vendet e botës kanë bërë lehtësim të masave,. Mbajtja e situatës epidemiologjike sjellin masa lehtësuese të moderuara. Kemi vlerësuar situatë epidemike në vend duke zbatuar masat për popullsinë shqiptare. Deri në këto momente nuk rekomandohet nga institucionet të kalojmë në nivel mbyllje. Rekomandimet aktuale janë të këtij niveli. Kemi ecur me ritme të mira”, deklaroi Tomini.

Zv/ministrja u ndal edhe te procesi i vaksinimit masiv të moshave +18 vjeç në dy ditët e hapura, duke treguar se vaksinat që janë përdorur më së shumti janë Pfizer dhe Sinovac, ndërsa shtoi se ditë të tilla të hapura janë parashikuar të organizohen edhe në muajt korrik dhe gusht.

“Kishte dhe moshë të re që kërkoi të aplikojë vaksinën. Rreth 25 mijë individë të kësaj fashe, 17 mijë ishin me dozë të parë. Operatorët rajonalë kanë shtuar bokset e vaksinimit.

Në ditën e parë vaksinimi u bë me aplikim në E-Albania ndërsa në ditën e dytë kusht ishte vetëm një kartë identiteti. Të gjitha vaksinat ishin në administrim. Kishte vaksina me dozë të dytë të Sputnik dhe Astra Zeneca. Pfizer dhe Sinovac u aplikuan në masë. Të gjithë aplikuesit kërkojnë në sistemin e referimit. Ata që kanë pasur sëmundje kronike ose bashkëshoqëruese ose kanë marrë mesazhin për të kryer vaksinën janë profilizuar drejt vaksinës Pfizer. Do kemi ditë të tilla në muajin korrik dhe gusht. Me përafërsi jemi në nivelin e 25% të popullsisë së vaksinuar, që janë target për të marrë vaksinën”, deklaroi ajo.

Ajo bëri apel që të gjithë qytetarët të marrin vaksinën kundër COVID për të qenë të mbrojtur nga intensiteti i virusit dhe mutacionet që ai mund të pësojë.

“Vjeshta sjell qarkullimit të virozave të tjera që i mposhti COVID. Pandemia është prezent dhe COVID do të jetë. Sa më shumë popullatë të kemi të pavaksinuar, tendenca për të shtuar transmetueshmërinë dhe për t’u transformuar është më e madhe. Ata që janë të pavaksinuar, të vaksinohen se do të mbrohen jo vetëm nga COVID, por edhe nga viruset e tjera, qoftë edhe ky i Deltës.

Gjasat janë që data 1 korrik u shkurtua ora policore, Jemi në luftë me orën policore. COVID ka sjellë paparashikueshmëri. Mutacioni Delta ka sjellë Alert kështu që duhet të jemi të gjithë të vëmendshëm. COVID mund të kthehet si viruset e tjera respiratorë”, deklaroi Tomini./abcnews.al


Shtuar 1.07.2021 22:41