Çfarë i tha Lefter Koka avokatit pasi u la në burg? Fakte të reja dhe problemet shëndetësore të ish-ministrit

Vendimi i Gjykatës për ta lënë në burg duke mos i pranuar sërish kërkesën për ndryshim mase ka qenë i papritur për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në qeli prej 8 muajsh. Në një prononcim për gazetaren e Gazetës Express-Shqipëri Beklie Koltraka, avokati i ish-ministrit, Julian Mërtiri, tha se shqetësimi kryesor i Kokës është gjendja e tij shëndetësore. Siç tha avokati për Gazetën Express, Koka shprehet se “nuk arrin ta kuptojë se përse kjo çështje po zgjat kaq shumë dhe po mohohet në mënyrë të përsëritur lirimi në kushtet kur sipas ekspertëve mjeko-ligjorë nuk mund të qëndrojë në burg”.

Ai është shumë i sëmurë dhe ky është shqetësimi që ka nuk arrin ta kuptojë se përse kjo çështje po zgjat kaq shumë dhe po mohohet në mënyrë të përsëritur lirimi në kushtet kur një person sipas ekspertëve është në gjendje të rëndëuar shëndetësore. Ai priste të lirohej nga burgu, kuptohet jo lirim por të lihej në arrest shtëpie. Të ketë mundësinë të kujdeset për shëndetin si duhet. Në këto kushte e vetmja zgjidhje është që çështja të shkojë në gjyq në themel”, tha avokati për Express I pyetur për reagimet e ish- ministrit në lidhje me vendimet e Gjykatës.

Por beteja gjyqësore nuk mbaron këtu. Avokati Mërtiri tha sot para mediave se do kërkojnë që çështja të shkojë në gjyq në themel. Në seancën me dyer të hapura, sipas avokatit, “do të dëgjoni më shumë sa keni dëgjuar deri tani”. I pyetur nga gazeta Express se për çfarë të vërtetash e kishte fjalën me këtë deklaratë, avokati tha se Koka do të tregojë fakte të reja në dëshminë e tij.

Besoj ka dhe të dhëna të tjera që do t’i thotë në seancë. Idea është që vetëm në një gjyq themeli ku të jepet mundësia që dhe mbrojtja të mbajë qëndrimin e vetë ose të dëgjojë nga akuzat, sepse ka 10 muaj që nuk është zhvilluar asnjë lloj hetimi apo të zgjerohet apo të komunikohen akuza të tjera, ne sot ndaj themi që në këto 10 muaj që ka qëndruar në burg dhe në kushte të rënduara shëndetësore i mohohet të dalë nga burgu dhe të ketë mundësi mbrojtje kështuqë e vetmja rrugë është gjyqi në themel dhe të përfundojë sa më shpejt”, tha avokati për Gazetën Express.

Nuk ka të bëjë fare me kërcënim. Koka sado qe ka qene i gatshëm, ka deklaruar të gjithë qëndrimin e tij duket se nuk merret fara parasysh. Ai qëndron i paraburgosur por nuk ka as hetime ndaj tij as nuk është se është marrë më në pyetje. Kështuqë në gjyq ku do jetë në praninë e mediave, do mund të dëgjoni qëndrimin e tij dhe të gjitha faktet që ka për të thënë ai. Sepse këto gjykime që janë zhvilluar sot janë me dyer të mbyllura”, shtoi ai.

“Ai priste të lirohej nga burgu, kuptohet jo lirim por arrest shtëpie. Të ketë mundësinë të kujdeset. Në këto kushte e vetmja zgjidhje është që çështja të shkojë në gjyq në themel”.

Prononcimi i avokatit Julian Mërtiri për Gazetën Express

Pyetje: Kërkesa e dytë e zotit Koka për zëvendësimin e masës së sigurisë është rrëzuar! I komentoni të padrejta vendimet dhe cilat janë hapat e tjerë që do ndërmerrni?

Julian Mërtiri: Në Gjykimin e ditës së premte u rrëzua kërkesa, sot kishim moment caktim ekspertësh dhe Gjykata pavarësisht se ekspertët kanë thënë në mënyrë të qartë se zoti Koka është shumë sëmurë dhe s’mund të qëndrojë në kushtet e paraburgimit, pra 3 ekspertë që kanë bërë ekspertimet, përsëri gjykata vendosi ta rrëzojë kërkesën, praktikisht duke marrë rolin e mjekut.

Ne do të bëjmë ankim kundër rrëzimit të ditës së premte, kurse këtu po vazhdojmë duke qenë se janë dy masa. Shkaku janë arsyet shëndetësore.

Gjykata e ka njohur ekspertizën e mjekëve, ndërsa prokuroria nuk ishte dakord kërkoi që të ekspertohej nga 5 ekspertë duke qenë se këta ishin kategorikë dhe nuk e pranoi. Nga ana tjetër e rrëzoi kërkesën. Ende nuk është zbardhur vendimi prandaj është dhe reagimi jonë. Ekspertët mjeko-ligjorë të përcaktuar nga Prokuroria dhe Gjykata kanë deklaruar se Koka s’mund të rrijë më në burg.

Pyetje: Çfarë problemesh shëndetësore ka zoti Koka?

Julian Mërtiri: Probleme në lidhje me zemrën ka qenë disa herë në reanimacion dhe vzhdon ato hyrjet dhe daljet nga spitali gjë që në kushte paraburgimi është rënduar shumë.

Pyetje: Sot në një deklaratë për medie thatë se zoti Koka është sëmure por gjalle, madje theksut se në Gjykatë do të kemi mundësi të dëgjojmë të vërtëten e zotit Koka. Çfarë të vertetash do publikohen? A ka dicka qe zoti Koka nuk e ka treguar dhe a mund të jetë kjo deklaratë një “kërcënim”?

Julian Mërtiri: Nuk ka të bëjë fare me kërcënim. Koka sado qe ka qene i gatshëm, ka deklaruar të gjithë qëndrimin e tij duket se nuk merret fara parasysh. Ai qëndron i paraburgosur por nuk ka as hetime ndaj tij as nuk është se është marrë më në pyetje. Kështuqë në gjyq ku do jetë në praninë e mediave, do mund të dëgjoni qëndrimin e tij dhe të gjitha faktet që ka për të thënë ai. Sepse këto gjykime që janë zhvilluar sot janë me dyer të mbyllura.

Pyetje: Do të ketë fakte të reja në dëshminë e Kokës?

Julian Mërtiri: Besoj ka dhe të dhëna të tjera që do t’i thotë në seancë. Idea është që vetëm në një gjyq themeli ku të jepet mundësia që dhe mbrojtja të mbajë qëndrimin e vetë ose të dëgjojë nga akuzat sepse ka 10 muaj që nuk është zhvilluar asnjë lloj hetimi apo të zgjerohet apo të komunikohen akuza të tjera, ne sot ndaj themi që në këto 10 muaj që ka qëndruar në burg dhe në kushte të rënduara shëndetësore i mohohet të dalë nga burgu dhe të ketë mundësi mbrojtje kështuqë e vetmja rrugë është gjyqi në themel dhe të përfundojë sa më shpejt.

Pyetje: Si e ka pritur zoti Koka vendimin? Cilat kanë qenë reagimet e tij nga komunikimet që keni pasur me të?

Julian Mërtiri: Ai është i sëmurë, ju mund të shkoni të merrni kontakt me të vetë. Ai është shumë i sëmurë dhe ky është shqetësimi që ka nuk arrin ta kuptojë se përse kjo çështje po zgjat kaq shumë dhe po mohohet në mënyrë të përsëritur lirimi në kushtet kur një person sipas ekspertëve është në gjendje të rëndëuar shëndetësore.

Pyetje: Ish-ministri priste të lirohej?

Julian Mërtiri: Ai priste të lirohej nga burgu, kuptohet jo lirim por arrest shtëpie. Të ketë mundësinë të kujdeset. Në këto kushte e vetmja zgjidhje është që çështja të shkojë në gjyq në themel./GazetaExpress