Një imazh tejet enigmatik i një deleje rozë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve së fundmi në rrjetet sociale.
Postimi i bërë nga llogaria “three60_music” krijoi menjëherë një valë komentesh, por detaji që zbulon gjithçka fshihet pikërisht te personat e etiketuar në foto.
Të lidhura
None found
Në këtë imazh janë etiketuar vetë Gjesti dhe bashkëpunëtori i tij i pandashëm DJ Gimbo, duke konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor nga dyshja.
Komentet e fansave poshtë fotos nuk kanë munguar, duke aluduar për hite të reja e duke pyetur me humor se “çfarë po ndodh me këtë dele”.
Kjo fushatë unike ka goditur në shenjë, duke ngritur kuriozitetin në maksimum dhe duke lënë të kuptohet se “kingu” dhe DJ i tij po përgatisin diçka të madhe që pritet të publikohet shumë shpejt.
Por, se çfarë saktësisht po sjell Gjesti, këtë e ka zbuluar pak ditë më parë emisioni Prive By Liberta Spahiu. Përmes rubrikës e ”E vërtetë, e pavërtetë”, u konfirmua ekskluzivisht se artisti është duke punuar intensivisht për një EP të ri.
Ky mini-album pritet të përmbajë plot pesë këngë të reja dhe është shumë afër publikimit. Me sa duket, “delja rozë” është vetëm hyrja vizuale e kësaj epoke të re muzikore që po afron.

