Çfarë është virusi “chikungunya” dhe pse amerikanët miratuan një vaksinë?

Organi rregullator kompetent amerikan njoftoi dje të enjten e 9 nëntorit, se miratoi vaksinën e parë kundër virusit chikungunya, të zhvilluar nga grupi farmaceutik Valneva.

Vaksina, e cila do të jetë e disponueshme me emrin tregtar Ixchiq, është miratuar tani për njerëzit 18 vjeç e lart që janë në rrezik të shtuar të ekspozimit ndaj virusit, tha Administrata Federale e Barnave e SHBA (FDA).

Çfarë është virusi chikungunya

Chikungunya shkakton sëmundjen me të njëjtin emër, me spimtoma kryesore ethe të papritura, artralgji  ose poliartralgji, skuqje etj.

Shumë shpesh transmetohet nga e ashtuquajtura mushkonja “tigër” dhe karakterizohet si endemike në zonat tropikale.

Sipas FDA-së, të paktën 5 milionë raste të virusit janë regjistruar në 15 vitet e fundit.

“Infeksionet e virusit Chikungunya mund të çojnë në probleme serioze dhe të zgjatura shëndetësore, veçanërisht te të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje themelore ”, tha zyrtari i FDA Peter Marks në një njoftim për shtyp.

Virusi në disa raste mund të transferohet nga një grua shtatzënë te një fetus dhe të shkaktojë një abort, por në përgjithësi nuk konsiderohet fatal.

Vaksina është një dozë e vetme dhe përmban një formë të dobësuar të virusit, sipas teknikës klasike të përdorur edhe në preparate të tjera.

Dy prova klinike u kryen në Amerikën e Veriut, duke përfshirë 3,500 njerëz. Efektet anësore më të zakonshme të tij ishin dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskujsh dhe dhimbje rreth vendit të injektimit.

Në raste më të rralla mund të ndodhin efekte anësore më serioze, tha FDA.

Kërkesë për miratimin e vaksinës “Valneva” ka paraqitur edhe në Agjencinë Evropiane të Barvane (EMRA).

/albeu.com


Shtuar 10.11.2023 13:41