Nuk ka qenë asnjëherë protagonist i skandaleve për jetën e tij private. Kreu i PD-së, Sali Berisha, në Why?Not në Rtv Ora me gazetaren Roza Lati ndau përkufizimin e tij për gruan.
Berisha: Pa asnjë dyshim është më e mira e kësaj shoqërie. Është më e mira në familje, në shoqëri, është më e njerëzishmja në të gjitha aspektet. Në testin e inteligjencës ka 10 vite që pikët e grave dhe vajzave dalin më të larta se të burrave.
Nga ana tjetër ish-kryeministri thotë se është e nevojshme një forcim më tepër i ligjit për parandaluar keqtrajtimin e grave dhe vajzave.
Berisha: Duhet një rreptësi e madhe ligjore ndaj praktikave të trashëguara të keqtrajtimit të vajzave dhe grave. Në interesin më absolut të familjes, shoqërisë është shembja e murit mijëvjeçar të patriarkisë. Mur që është gjeneratori më kryesor i dhunimit dhe të drejtave njerëzore sot në tokë dhe që operon në të gjitha shoqëritë, diku më shumë dhe diku më pak. Politika duhet të jetë e angazhuar me të gjitha format nga familja dhe barazia në familje në barazinë e plotë në të gjitha aspektet e tjera shoqërore.