Çfarë është hëna e përgjakur?

Një “hënë e përgjakur” është emri i dhënë hënës gjatë një eklipsi hënor. Eklipsi hënor ndodh kur Toka kalon mes diellit dhe hënës, duke e projektuar hënën në një hije.

Ndryshe nga një eklips diellor, kur hëna kalon midis Tokës dhe Diellit, duke bllokuar dritën e diellit, hëna nuk behet “e errët” gjatë një eklipsi, por në vend të kësaj duket e kthyer në të kuqe.

“Nëse Toka do te ishte një top i butë I madh dhe pa atmosferë që do të ishte fundi i subjektit, do të behej vetëm errësirë, si me një hënë të re”, tha Chris Tinney, profesor në departamentin e fizikës në Universitetin e New South Wales . “Por për shkak se ka dritë të shpërndarë nëpër atmosferën e Tokës pjesë nga drita e diellit hidhet rreth kufirit të Tokës për të goditur hënën”.

Për shkak se gjatësia e valëve blu dhe vjollcë janë të shpërndara më shumë se ato të kuqe dhe portokalli, më shumë gjatësi te valëve të kuqe arrijnë në hënë, duke bërë hënën të duket e kuqe.


Shtuar 28.12.2022 19:30