“Çfarë do të bëje nëse Marku të tradhëton”, çudit me veprimin Rudina Dembacaj

Nëse bashkëshorti do ta tradhëtonte, Rudina Dembacaj nuk do të mendohej dy herë por do ti thoshte menjëherë “lamtumirë”.

Kjo është pyetja që iu bë aktores së humorit e cila shpeshherë i jep mundësinë ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje në rrjetet sociale.

“Po të tradhtoi Marku çfarë bën? E le direkt?”, ishte pyetja që iu bë nga ndjekësit e saj dhe Rudina u përgjigj shkurt e saktë, duke vendosur këngën “Lamutmirë” të grupit, Elita 5.

Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti i PS-së, Mark Frroku i thanë “po” njëri-tjetrit vitin e kaluar në një dasmë të madhe që mori sigurisht vëmendjen e medias./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 16:14