Një ditë pas të shtenave me armë zjarri, situata duket se është normalizuar në Radhimë, në plazhin “Bora- Bora” në pronësi të Eduard Kondit.
Eduardi qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait të tij, Benjamin Kondi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Benjami kishte ardhur prej dy ditësh nga Anglia, ndërsa dy vëllezërit kishin pasur një konflikt të mëparshëm.
Vëllai i ardhur nga Anglia kishte shkuar në lokal dy ditë radhazi dhe kjo e ka shqetëuar vëllain tjetër Eduardin , i cili kur e ka parë i është drejtuar, “Çfarë do këtu që ke ardhur?”.
Më pas ka hequr syzet dhe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër disa here.
Policia ka arrestuar disa orë më vonë Eduardin në një shtëpi në Lungomare. Ndërkohë sipas burimeve nga policia e Vlorës shkak janë bërë mosmarrëveshjet e mëparshme të viteve të kaluara që dy vëllezërit kanë pasur me njëri-tjetrin. /albeu.com