Policia Rrugore ka vijuar monitorimet ne dron në rrugët e Tiranës.
Përmes një videoje të publikuar sëfundmi, policia thekson se po monitorohen lëvizjet e mjeteve që nuk respektojnë këmbësorët në vijat e bardha, gjë që ndëshkohet me gjobë sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Një ndër objektivat e “���Dronit edukues���” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
Ec i sigurt, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! ���������������������������/albeu.com/