Çfarë armësh do të dërgojë SHBA-ja në Ukrainë dhe sa do të ndihmojnë në luftën kundër Rusisë?

Ushtria e Ukrainës po i reziston pushtimit rus më shumë se sa kishin menduar të gjithë, dhe meritë për këtë ka edhe një armë e fuqishme anti-tank e quajtur Javelin. Imazhet në mediat sociale të tankeve ruse të shkatërruara kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Javelin është një sistem rakete antitank që ka një në njësi portative që nuk ndryshon shumë nga një tastierë video-lojërash. Kjo armë përdoret kundër tankeve, automjeteve të blinduara dhe bunkerëve. Operatori duhet vetëm të fiksojë objektivin.

Furnizimi i Ukrainës me armë të prodhuara nga Amerika ka shkaktuar panik në mesin e trupave ruse, dhe sipas ushtrisë ukrainase vendi do të marë edhe 2000 të tjera. Raketat Javelin janë ndër mjetet e premtuara Ukrainës nga SHBA-ja në një paketë të re ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh të shpallur nga Presidenti Joe Biden të mërkurën, raporton abcnews.al

Armatime të tjera përfshijnë dronë që mund të shndërrohen në bomba dhe armë kundërajrore që mund të shkatërrojnë helikopterë.

Por a do ta ndihmojnë këto dërgesa Ukrainën të mposhtë forcën ruse që janë më të shumta në numër dhe të pajisura me më shumë mjete ushtarake?

Armët që SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë

Ndihma e re e SHBA-së për Ukrainën përfshin një gamë të gjerë pajisjesh ushtarake, duke filluar nga 25,000 helmeta deri te pushkët dhe granatahedhësit, mijëra armë të tjera antitank dhe më shumë se 20 milion fishekë municionesh. Përveç raketave Javelin, armët më të fuqishme përfshijnë 800 sisteme anti-ajrore Stinger, të përdorura dikur për të rrëzuar avionët sovjetikë në Afganistan.

SHBA planifikon gjithashtu të dërgojë 100 “sisteme ajrore taktike pa pilot” – drone të vegjël.

Sa do ta ndihmojnë këto armë Ukrainën kundër ofensivave tokësore dhe ajrore ruse?

Ekspertët ushtarakë thonë se armët antitank të furnizuara nga SHBA-ja ka të ngjarë të kenë ndikimin më të madh në Ukrainë. Forcat pushtuese ruse “janë kryesisht forca të mekanizuara” – që do të thotë autokolona të blinduara -kështu që “gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i shkatërroni ato automjete, tha ish-koloneli i ushtrisë amerikane, Christopher Mayer.

Ukraina ka marrë shumëllojshmëri sistemesh antitank nga disa vende. Armët antitank, megjithatë, nuk mund të bëjnë asgjë për të ndihmuar Ukrainën të luftojë forcat ajrore ruse, e cila për tre javë ka goditur objektiva në të gjithë vendin.

Stinger është e vetmja armë kundërajrore e përfshirë në paketën e ndihmës amerikane. Stingers është përdorur në Afganistan, të cilët kanë ndihmuar në rrëzimin e qindra avionëve dhe helikopterëve gjatë pushtemit sovjetik.

Por SHBA nuk ka dërguar avionë luftarakë Mig-29 në Ukrainë. Zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar planin si të paqëndrueshëm për shkak të rritjes së rrezikut të konfliktit të hapur midis NATO-s dhe Rusisë.

Mayer, megjithatë, tha se dërgimi i Mig-29 ose avionëve të ngjashëm nga aleatët e SHBA-së – me bekimin e administratës do të ishte një mënyrë efektive për të ndihmuar Ukrainën të luftojë për kontrollin e qiejve të saj, raporton abcnews.al

Ndihma që Ukraina ka marrë nga vendet e tjera

SHBA nuk është e vetmja që ka ofruar ndihma ushtarake për Ukrainën. Të paktën 30 vende të tjera kanë ofruar ndihmë, duke përfshirë 500 milionë euro nga Bashkimi Europian. Megjithatë, pasi SHBA-ja njoftoi paketën e re të ndihmës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi kishte nevojë për më shumë mbështetje.

Presidenti Biden gjithashtu u zotua se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën-dhe se SHBA-ja po punon për të ndihmuar vendin që të furnizohet me sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze më të gjatë, pa dhënë detaje të mëtejshme.