Gazetari investigativ Artan Hoxha është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se “ e do robi një xhiro deri në SPAK, se ngela vetëm duke bërë procedura në Prokuritë e rretheve.
Më tej ka cituar Lulzim Bashën duke thënë se SPAK dhe BKH kanë mbështetjen e tij për të ecuar përpara me hetimet.
Postimi i gazetarit:
Nganjehere e ben robi nje xhiro deri ne SPAK, se mbeta vetem duke bere proçedura ne prokurorite e rretheve…
Dhe si ka thene Lulzim Basha dora vetë kur doli nga zyrat e SPAK, para 11 ditesh:
“Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se do kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeje”.
Faleminderit kolegeve per fotot e meposhteme…/albeu.com