Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është shprehur se ka pasur propagandë për më shumë se një dekadë, sikur është fshirë trashëgimia sllave gjatë qeverisjes së tij.
Sipas tij, qeveria që ai ka drejtuar, ka kryer afirmim të madh të historisë, lidhur me çështjen sllave.
“E di se shumë persona besuan në këtë për shkak se kundërshtarët tanë politik dhe mediat që i mbështesin deri sot, e gënjejnë popullin se unë dhe bashkëpunëtorët e mij kemi falsifikuar historinë lidhur me periudhën sllave, gjuhën dhe kulturën. E vërteta është se asnjë qeveri tjetër e Maqedonisë nuk ka kryer afirmim më të madh të historisë lidhur me sllavët”, shkruan Gruevski.
Ai shton se në vitin 2007, me propozim të qeverisë së tij dhe vendim të kuvendit, 8 dhjetori për herë të parë në Maqedoni është shpallur si ditë zyrtare dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe se po atë vit, u vendos edhe ndarja e çmimit “Shën Klimenti i Ohrit”.
Sipas Gruevskit, në qeverisjen e tij 11 vjeçare, qeveria dhe partia që ka drejtuar atëherë, asnjëherë nuk kanë ndryshuar librat e historisë./albeu.com/