Çështja “Partizani”/ Flet avokati i Malltezit: Kërkojmë shpalljen të pavlefshme të akteve të hetimit

Avokati mbrojtës i Jamarbër Malltezit, ka kërkuar pavlefshmëri të të gjitha akteve procedurale të kryera gjatë fazës hetimore.

Mësohet se gjatë seancës Klodian Skënderi, e ka konsideruar tërësisht të pabazuar ligjërisht akuzën ndaj klientit të tij.

“Nuk ka akuzë të bazuar në prova dhe në ligj. Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të akteve të hetimit paraprak të gjyqtares Irena Gjoka”, ka thënë në seancë avokati Klodian Skënderi.

Sipas avokatit të tij, Malltezi akuzohet për dy vepra penale, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, por në asnjërin rast nuk qëndron ligjërisht lidhja e tij me faktet.

“Akuza për korrupsion pasiv nuk ka asnjë lidhje me z. Malltezi. Ai nuk ka mbajtur kurrë një funksion publik që të përfshihet në këtë vepër penale. Ndërsa sa i përket akuzës për pastrim parash, është gjithashtu e pabazë dhe nuk ka lidhje me ndonjë vepër të mëparshme penale”, deklaroi avokati.


Shtuar 15.09.2025 13:05