Çështja “McGonigal”, Kryemadhi: Do dalin fakte të reja, nuk ka më demokraci

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka thënë jashtë Kuvendit se kryeministri Edi Rama ka përdorur paratë e shqiptarëve për të paguar Charles McGonigal.

Ajo shtoi se në ditët në vijim do të dalin fakte të tjera që vërtetojnë se ish-zyrtari i FBI ka marrë shuma të tjera parash.

“Unë ju falënderoj për devotshmërinë që keni për të ndjekur  atë gjë të shëmtuar. Sot seanca parlamentare tregoi që demokraci nuk ka më, por një diktaturë. Një diktaturë injorance në radhë të parë dhe ajo politike. Nëpërmjet saj nga xhepat e shqiptarëve janë marrë paratë dhe kanë shkuar për të paguar McGonigal. Qëllimi i vetëm për të ushtruar shantazh. Për të kërcënuar jo vetëm opozitën, por edhe biznese”, tha Kryemadhi. /albeu.com

 


Shtuar 2.02.2023 13:19