“Çështja” McGonigal dhe protestat e opozitës, Bushati: Duhet të presim, të flasë drejtësia amerikane më parë

Situata politike në Shqipëri dhe “Çështja McGonigal” ka qenë tema që u diskutua në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo.

I ftuar për të komentuar këtë periudhë të “nxehtë” politike në vendin tonë ishte ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, aktualisht anëtar i kryesisë së PS, Ditmir Bushati.

I pyetur nga moderatori Xhafo se çfarë mendonte për çështjen McGonigal, për të cilën opozita ka thirrur dhe qytetarët në protesta, Bushati tha se është momenti që askush nuk duhet ta përdorë këtë çështje për të përfituar politikisht, gjithsekush duhet të presë që të flasë më parë drejtësia amerikane, pasi është një çështje ende nën hetim.

Gjithashtu Bushati tha se edhe vetë kryeminsitri Edi Rama ka dhënë një sqarim të përgjithshëm mbi këtë çështje, pasi edhe vetë ai nuk mund të flasë më shumë pa thënë fjalën e saj të fundit drejtësia amerikane.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Kryeminitri Rama i mungoi sërish parlamentit, a po e shmang?

Bushati: Unë nuk jam në gjendje për të folur për agjendën e kryeminsitrit. E pashë që ishte në një konferencë për shtyp me kryeministrin e landit të Bavarisë, prandaj nuk mund të flasim për një lloj refuzimi të parlamentit. Kryeminsitri dhe qeveria kanë një përgjegjësi para parlamentit.

Xhafo: Çështja McGonigal, a ju ka sqaruar kryeministri për këtë ngjarje?

Bushati: Ne nuk jemi mbledhur për të diskutuar për këtë çështje. Ajo që mund të them unë është se dy gjëra janë të rëndsishme në Shqipëri në politikën e jashtme. Në radhë të parë partneriteti strategjik me SHBA-të.

Xhafo: A keni patur një mbledhje për këtë çështje?

Bushati: Jo.

Xhafo: Kur ka qenë hera e fundit që jeni mbledhur në PS?

Bushati: Kryesitë kur partia është në mazhorancë kanë një rol më të reduktuar se sa kur partia është në opzitë.

Xhafo: Cili është komenti që ju keni për çëshjen McGnigal?

Bushati: E para është lidhja me SHBA-të, është e patjetërsueshme dhe e qenësishme. Duhet të kurohen në detaje për të mos lënë vend për dritëhije. Dhe së dyti është Italia, të cilën unë gjithmonë e kam parë si dritaren tonë për në Europë. Ccështje McGonigal? Bëhet fjalë për një zyrtar të rangut të lartë, ka mbuluar një nga zyrat më të rëndësishme. Kemi dy procese në SHBA, një hetim të FBI-së, dhe kërkesën për informacion që është bërë nga kongresi dhe senati. Sa i përket Shqipërisë, Rama ka bërë një sqarim ku ka sqaruar pozicionin e tij në raport me çëshjen. Sqarimi i kryeministrit është bërë në respekt të opinionit publik, por dhe në respekt të drejtësisë amerikane që se ka thënë fjalën e saj. Mësymja nga aktorët politikë, nga marshi politik, tek ai inkuzicional, mendoj se nuk i shërben sqarimit të së vërtetës. Demokracia pa të vërtetën është sakate. Nuk ka ndonjë interes të amdh për të zbardhu çëshjen, se sa për të komentuar politikishit.

/T.Halili/AlbEu.com/


Shtuar 13.02.2023 21:30