Çështja e detit, Meta u përgjigjet deklaratave të ministrit grek: Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Rama për autorizim

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp duke folur në lidhje me vizitën e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili tha se çështja e detit nuk ka shkuar në Hagë për shkak se presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk ka dhënë dakordësi.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1079748715951269/

“Më 23 maj ministri grek i punëve të Jashtme, Dendias, realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar ministren e Jashtme shqiptare dhe kryeministrin. Dua të sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin. Pas mbylljes së vizitës në Tiranë, Dendias ka thënë se “Vura dakord për të cuar çështjen e detit në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse Presidenti nuk ka dhënë dakordësi. Kjo do jetë e realizueshme, kur Shqipëria të zgjedhë Presidentin e ri”.

Dua të sqaroj se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paraqitur kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë për kufizimin e zonave të tyre detare në 2018. Presidenti konstatoi një mori problematikash, që duheshin ndrequr në këtë kërkesë. Pas informacionit shtesë nga ministri i Jashtëm, Presidenti autorizoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, të lëshojë plotfuqinë për grupin negociatorë të Shqipërisë për negocimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Meta.

Ai shtoi: Grupi negociata është pajisur me autorizim për arritjen e një projektmarrëveshjeje për kufizimin e vijës detare. Midis dy grupeve negociatore janë zhvilluar 3 raunde të negociatave. Presidenti i republikës pasi është informuar ka konstatuar disa problematika dhe shqetësime serioze. Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator mes presidentit dhe kryeministrit në qershor 2018-të u dakordësua që kryeministri t’i udhëhiqte personalisht negociatat me Greqinë, për këtë do të paraqiste një kërkesë të re tek presidenti. Presidenti i republikës duke konstatuar se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve, me shkresë protokollare Presidenti kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonesë, duke marrë drejtimin e këtij procesi, por sërish nga kryeministri nuk pati reagim për këtë gjë. Në mungesë të reagimit të kryeministrit, Presidenti i republikës sërish me shkresën 327/11 i rikërkoi kryeministrit ndërhyrjen e tij që negociatat të udhëhiqeshin nga kryeministri, edhe për këtë kërkesë nuk pati asnjë reagim. Nga kryeministri i cili për periudhën shkurt 2019-të-janar 2021, nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisjen me autorizim, që ai apo qeveria kanë ndërmarrë mbi kërkesën zyrtare të Presidentit.

Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë negociatat. Nuk jam informuar nga qeveria se me çfarë akti ka kaluar në zhvillime negociatash për këtë çështje. Rama dhe asnjë zyrtar tjetër i qeverisë nuk është pajisur me autorizim nga presidenti për te negociuar apo diskutuar me Greqinë. Aq më pak  të vendosur nëse kjo çështje do të shkojë në palët ndërkombëtare. Sovraniteti territorial i Shqipërisë i përket popullit shqiptar.

Presidenti vlerëson se Kuvendi duhet të informohet dhe të vendosë në lidhje me zgjidhjen që ofron çështja. Kushtetuta aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj. Ritheksoj se jo vetëm deri në 24 korrik por edhe pas kësaj date do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente./albeu.com


Shtuar 30.05.2022 17:53