Çështja Beleri dhe marrëdhëniet dypaleshë, Rama pritet të takojë Mitsotakis në samitin e NATO-s në Lituani

Kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij grek  në Vilnius.

Sipas TCH, ka qenë pala greke, e cila ka pranuar që dy liderët të takohen për të ristartuar bisedimet dhe kontaktet e ndërprera për shkak të fushatës zgjedhore në Greqi por edhe të çështjes Beleri.

Ky i fundit ndodhet parapa hekurave për shkak se u kap duke blerë vota. Më herët pala Greke ka ‘kërcënuar’ se këtë çështje do tia parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.

Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.


Shtuar 9.07.2023 22:32