Çështja Becchetti, Avokatja e Shtetit: Situata është shumë delikate

Në mbledhjen që është zhvilluar ditën e sotme nga Komisioni i Ligjeve me drejtues Ulsi Manjën, Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj është pyetur në lidhje me “Cështjen Becchetti”.

Në dhënien e përgjigjies së saj, Muçaj ka siguruar anëtarët e komisionit se Becchetti po e përdorte këtë çështje për të cënuar interesat e Shqipërisë dhe se veprimet e tij ishin totalisht të paligjshme.

“Cështjet e hapura nga Becchetti janë të pabazuara, kemi marrë masa për anulimin e gjobës prej 108 milion euro. Situata është shumë delikate, Beccheti hapir proces penal në Itali ndërkohë që nuk ishte mbyllur gjykimi nga Gjykatat në Shqipëri. Kjo është një sfidë për gjykatat shqiptare”– ka thënë Muçaj.

Shtuar 8.06.2021 12:06