Miqtë dhe dashamirësit i dhanë sot lamtumirën e fundit artisitit të mirënjohur Sherif Merdani.
Në ceremoninë e tij mortore ishin të ftuar mjaft figura të artit dhë të kulturës, ku spikatën komentet e Luan Zhegut dhe Kozma Dushit për të.
Ata folën për relatat miqësore që kishin me të, por gjithashtu edhe për artin e tij, i cili sipas tyre do të qëndrojë në piedestal, pasi ishte si dritë mes errësirës së komunizmit.
Dy nga këngëtarët e mirënjohur, Kozman Dushi dhe Luan Zhegu, treguan për kamerën e “News 24”, historitë që kanë pasur me Merdanin dhe shijet e tij në këngë.
Luan Zhegu, tha se këngëtari do të jetë një yll i pa shuar për muzikën shqiptare. Si dhe rrëfeu momentet e para të takimit me të pas daljes nga burgu.
“Përshtypjet për Sherif Merdanin kanë qenë me emocion. Sapo doli nga burgu takimin e parë e kemi pasur bashkë. Unë nuk e njoha, sepse ishte me një kapele. Por duke e parë te sytë dhe zëri i thashë Sherifi? Po më tha. U përqafuam dhe lotuam të dy. Emocioni tjetër ka qenë kur unë i kompozova këngën, “Se kënduan Let it Be” kënga pati jehonë të madhe.
Sherifi kur këndonte lotonte. Ajo ishte tamam jeta e Sherifit. Nuk e di, nuk e besoj akoma që Sherifi nuk është këtu. Ai ka ndërruar banesë. Ai ka shkuar në vend tjetër, e prapë do të ndriçojë dhe do të jetë dritën e tij, një yll i pashuar në muzikën shqiptare, i tillë do të mbetet. Gjej rastin të ngushëlloj gruan, djalin, të afërmit dhe farefisin e tij”, tha Luan Zhegu.
Këngëtari tjetër, Kozma Dushi ka treguar shijet muzikore të Sherif Merdanit. Sipas tij, Sherifi nuk dëshironte të këndonte me regjistrim dhe gjithmonë preferonte të këndonte live, ndërsa shtoi se ishte i shqetësuar për ecurinë që ka marrë muzika shqiptare.
“Sherifi bëri për vete rininë me këngët e tij të bukura. Takoheshim shpesh, se ishim në një lagje. Dy muajt e fundit s’e kam parë. Ai ishte intelektual, artist. Kishte zë të ëmbël, brilant dhe ishte i dashur me shokët. I lutem Zotit të prehet në paqe. Do ta kem në zemër për gjithë jetën. Unë me Sherifin kam biseduar shpesh. Festivali i 11, por dhe të gjitha kur ka marrë pjesë ai ishin këngë perla. Sherifi në vitet që erdhi demokracia filluan festivale që këndohej play back.
Ai nuk i dëshironte këto, e gjithmonë bënte kritika për këngët. Sherifi i donte këngët me ritëm, me poezi. Ajo kohë ka bërë një super gabim të madh. Ai vetëm këndonte, shpirtin kishte. Edhe në Librazhd ku e takova unë, i dha atmosferë atij qyteti. Të gjithë e donin. Ajo që ka ndodhur me Sherif Merdanin s’duhet të ndodhte kurrë. Ai nuk e meritonte. Brezi i tij këndon akoma. Mesazhi i tij është që këngët janë të bukura, artistët janë të lirë, muzika të bëhej live, muzika të mos bëhej rrëmujë. Ai nuk i donte tallavatë e këto të tjerat. Sherif Merdani solli një mënyrë të re të të kënduarit”, tha Kozma Dushi.
Ata folën për relatat miqësore që kishin me të, por gjithashtu edhe për artin e tij, i cili sipas tyre do të qëndrojë në piedestal, pasi ishte si dritë mes errësirës së komunizmit.
Luan Zhegu, tha se këngëtari do të jetë një yll i pa shuar për muzikën shqiptare. Si dhe rrëfeu momentet e para të takimit me të pas daljes nga burgu.
“Përshtypjet për Sherif Merdanin kanë qenë me emocion. Sapo doli nga burgu takimin e parë e kemi pasur bashkë. Unë nuk e njoha, sepse ishte me një kapele. Por duke e parë te sytë dhe zëri i thashë Sherifi? Po më tha. U përqafuam dhe lotuam të dy. Emocioni tjetër ka qenë kur unë i kompozova këngën, “Se kënduan Let it Be” kënga pati jehonë të madhe.
Sherifi kur këndonte lotonte. Ajo ishte tamam jeta e Sherifit. Nuk e di, nuk e besoj akoma që Sherifi nuk është këtu. Ai ka ndërruar banesë. Ai ka shkuar në vend tjetër, e prapë do të ndriçojë dhe do të jetë dritën e tij, një yll i pashuar në muzikën shqiptare, i tillë do të mbetet. Gjej rastin të ngushëlloj gruan, djalin, të afërmit dhe farefisin e tij”, tha Luan Zhegu.
Këngëtari tjetër, Kozma Dushi ka treguar shijet muzikore të Sherif Merdanit. Sipas tij, Sherifi nuk dëshironte të këndonte me regjistrim dhe gjithmonë preferonte të këndonte live, ndërsa shtoi se ishte i shqetësuar për ecurinë që ka marrë muzika shqiptare.
“Sherifi bëri për vete rininë me këngët e tij të bukura. Takoheshim shpesh, se ishim në një lagje. Dy muajt e fundit s’e kam parë. Ai ishte intelektual, artist. Kishte zë të ëmbël, brilant dhe ishte i dashur me shokët. I lutem Zotit të prehet në paqe. Do ta kem në zemër për gjithë jetën. Unë me Sherifin kam biseduar shpesh. Festivali i 11, por dhe të gjitha kur ka marrë pjesë ai ishin këngë perla. Sherifi në vitet që erdhi demokracia filluan festivale që këndohej play back.
Ai nuk i dëshironte këto, e gjithmonë bënte kritika për këngët. Sherifi i donte këngët me ritëm, me poezi. Ajo kohë ka bërë një super gabim të madh. Ai vetëm këndonte, shpirtin kishte. Edhe në Librazhd ku e takova unë, i dha atmosferë atij qyteti. Të gjithë e donin. Ajo që ka ndodhur me Sherif Merdanin s’duhet të ndodhte kurrë. Ai nuk e meritonte. Brezi i tij këndon akoma. Mesazhi i tij është që këngët janë të bukura, artistët janë të lirë, muzika të bëhej live, muzika të mos bëhej rrëmujë. Ai nuk i donte tallavatë e këto të tjerat. Sherif Merdani solli një mënyrë të re të të kënduarit”, tha Kozma Dushi./albeu.com