Ceremonia e inaugurimit të “Kukës Arena”, kryeministri Rama mbërrin në stadiumin e ri (VIDEO)

Në Kukës po bëhen gati për festën e madhe të inaugurimit të stadiumit të ri. “Kukësi Arena” hapet sot për publikun me ndeshjen e parë, atë ndaj Laçit, që do u japë mundësinë kuksianëve të kthehen në shtëpinë e tyre pas 3 viteve shtegtim.

 

 

 

Në stadiumin e ri mbërrin për këtë inaugurim edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga djali i tij, Zaho.

Ora 19:16: Mbërrin edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bashkë me atë të FFK-së, Agim Ademi.

Ora 19:15: Kryetari i bashkisë së Kukësit dhe njëkohësisht presidenti i nderit i skuadrës, Safet Gjici, mbërrin në stadium bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Ora 19:00 Një atmosferë e krijuar me këngë e me valle në inaugurimin e “Kukës Arena”, ku trupa e kërcimit dhuron emocione. Gjithashtu dhe nën ritmin e violinës, ku performanca e artistëve e kthen në një festë të madhe këtë ditë për të gjithë të pranishmit në stadium.

 

Ora 18: 13 Në klub i kanë dhënë dorën përgatitjeve të fundit dhe tani po bëhen gati për festën dhe ceremoninë që do t’i paraprijë sfidës me Laçin, për ta bërë ditën e sotme sa më të paharrueshme edhe për tifozët të cilët pritet të mbushin shkallaret. /panoramasport/


Shtuar 23.04.2022 19:29