Rregullatori i energjisë bërthamore i Ukrainës ka thënë se energjia nuk është rikthyer ende në centralin bërthamor të Çernobilit.
Deklarata bie ndesh me pretendimet e ministrisë ruse të energjisë, e cila kishte thënë se energjia u rikthye në termocentral nga specialistë bjellorusë të enjten.
Ukraina ka paralajmëruar për rrjedhje të mundshme rrezatimi nëse kabllot e energjisë, të cilat u dëmtuan gjatë luftimeve intensive midis forcave të Kievit dhe Moskës, nuk riparohen.
“Përpjekjet për të rivendosur furnizimin me energji të jashtme në vend janë në progres,” tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës në një deklaratë.