Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV, KE: Ky është suksesi juaj, do vazhdojmë t’ju mbështesim

Komisioni Europian, përmes një fotoje ku duket presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, kryeministri çek, Petr Fiala, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me duart e bashkuara, shkruan se çelja e negociatave për Tiranën dhe Shkupin ëhtë një moment historik. Ndër të tjera KE shkruan se mbështetja ndaj dy vendeve do të vazhdojë.

https://www.facebook.com/EuropeanCommission/posts/pfbid0z8XVWu4cN7ZeZq6y3rfhCJ5pLmM66uf4Hn6g7MULu6xo6zssVqARfTGJ3Zv5L5Ywl?__cft__[0]=AZXkcsFMGKDcGkY8gWfpkMEHM4rTT82ehYB0SyfCXf4goULe_D1jQ1h1lIKd9v9OYiUaFq45xDp8CU_rDeqUcL053qLFFXNfX5IkNo7ZkYAaRYpniIVGvb8nbFJk4EDkXXWWbIuVMIEXm164SaQl1IWSZzn4HQG57xGwkF3N39tEgw&__tn__=%2CO%2CP-R

“Çfarë momenti historik.

Sot, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapin negociatat e pranimit me BE-në.

Ky është suksesi juaj, rezultati i punës suaj të palodhshme.

Ju dhe qytetarët tuaj keni treguar aq shumë përkushtim të qëndrueshëm ndaj vlerave tona.

Ju keni bërë reforma të panumërta jo vetëm sepse ato ishin të domosdoshme në rrugën tuaj drejt Bashkimit Europian, por mbi të gjitha sepse ato janë të mira për vendet tuaja.

Dhe ata tashmë po japin një cilësi më të mirë jete për njerëzit tuaj.

Ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, thuhet në postim./albeu.com


Shtuar 19.07.2022 14:25