Çelja e fushatës, Spahia dhe Boçi: Ne jemi alternativa më e mirë për shqiptarët

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, njëherësh kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia nga stadiumi “Air Albania” mbajti fjalën e tij për çeljen e fushatës elektorale. Spahia tha se alternativa më e mirë për shqiptarët është koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Spahia u bëri thirrje shqiptarëve që më 14 maj të votojnë numrin 1, koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

“Të dashur demokratë dhe shkodranë, kam nderin t’ju sjell nga Shkodra mesazhin e qëndresës. Të mos përkulemi port ë qëndrojmë, Ta refuzojmë joshje dhe shantazhin. Vetëm duke qëndruar me okën lart, mund të fitojmë më 14 maj. Ne nuk e humbën besimin dhe fituam. Shkodra zgjodhi të vërtetën para mashtrimin dhe arritëm të fitonim. Janë vetëm 30 ditë dhe ndaj puna jonë është për njerëzit. Le të trokasim në çdo derë dhe të tregojmë se jemi alternativa më e mirë. Ne nuk i ndajmë njerëzit sipas ngjyrave partiake. Nuk ka rast më të mirë sesa t’i ftoj socialistët që të na bashkohen më 14 maj. Përballë kemi qeverinë që po vjedh. Ne e dimë sa herë që Ram ka blerë zgjedhjet me mijëra të rinj janë larguar nga atdheu. Ky është moment historik. U bëj thirrje për shqiptarët që të votojmë nr 1 për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, tha Bardh Spahia.

Edhe kandidati për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka deklaruar se ka qenë pikërisht nevoja për ndryshim ajo që e ka bërë të garojë si qytetar i parë i Elbasanit.

“Beteja jona, një betejë thelbësore parimesh që ndan të ardhmen nga e shkuara, nuk ka kurrfarë egoje personale politike, është betejë e pastër për qytetarët e vendit.

Ju ftoj të luftojmë me pasion e ta fitojmë me nder e respekt.

Elbasani im gjendet sot në udhëkryq. I thahet buza për rininë e larguar. Ajo që më ka sjellë para qytetarëve, është kërkesa për ndryshim, çdo vonesë mund të jetë fatale e mund të bëhet e pandreqshme”, tha ai.


Shtuar 15.04.2023 14:15