Këngëtarja e njohur me famë botërore, Celine Dion është diagnostikuar me Sindromën e Njeriut të Ngurtë (SPS),një çrregullim i rrallë neurologjik me karakteristikat e një sëmundjeje autoimunitare.
Për rrjedhojë ka anuluar të gjitha shfaqjet e saj të mbetura live, duke u thënë fansave se nuk është mjaft e fortë për të bërë turne pasi u diagnostikua me një çrregullim të rrallë neurologjik.
Këngëtarja zbuloi vitin e kaluar se vuante nga ‘Sindroma Stiff-Person’ (SPS), e cila po ndikonte në këndimin e saj. Dion tani ka anuluar të gjitha shfaqjet që kishte planifikuar për vitet 2023 dhe 2024.
Në vitin 2014, Dion njoftoi se karrierës do t’i jepte një pushim të pacaktuar sepse bashkëshorti i saj po luftonte me kancerin. Ajo vijoi me performancat një vit më vonë dhe pushoi sërish në 2016 për shkak të vdekjes së bashkëshortit dhe vëllait të saj./albeu.com/