Celibashi: Jo përfundimtare, kjo është pjesëmarrja në votime

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një dalje për media ka bërë me dije se transporti i kutive drejt qendrave të numërimit është realizuar sipas ligjit

Më tej Celibashi bën me dije se deri tani janë 48.2% e votuesve ndërsa rezultati përfundimtar pritet në vazhdim.

Celibashi theksoi se ashtu siç ka ndodhur prej vitesh, rezultati zyrtar do të dalë pasi të jetë marrë i gjithë informacioni nga qendrat e votimit.

“Përsa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave të KQZ-së janë në nivelin 48.2%. Natyrshëm që rezultatin e saktë do ta kemi pasi të marrim informacion nga të gjitha qendrat e votimit.

Detyrimi për të raportuar mbi pjesëmarrjen është për të gjithë anëtarët e komisonerëve. Nuk ka ndodhur në 30 vjet që të gjithë anëtarët të njoftojnë mbi pjesëmarrjen. Identifikimi biometrik të jep informacion të saktë, por nuk e kemi sepse ramë dakord me partitë që të jetë offline. Nëse do të ishte online, do ta kishim numrin e saktë”, tha kreu i KQZ-së./albeu.com

Shtuar 25.04.2021 11:04