Komision i Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar një shumë të madhe parash nga qeveria shqiptare për vitin 2022.
Bëhet fjalë për një shifër rreth 184 milion lekë.
KQZ ishte institucioni që kërkoi më shumë para nga buxheti që është në diskutime në komisionet parlamentare.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u paraqiti deputetëve të Komisionit të Ligjeve të gjitha kërkesat e institucionit që drejton që të mbledhura së bashku, sipas tij plotësohen me 184 milion lekë.
FONDET QË KËRKON KQZ:
182.00000 lekë për godinën e KQZ
6.5 milionë lekë për pajisje zyrash e kompjuterike
39 480 000 rikonstruksion magazine
100 mln rikonstruksione, 2 magazinave të tjera
9.839 mijë lekë për sallën e mbledhjeve të KQZ
6 milionë lekë për dy makina
2 milionë për serverin e KQZ/albeu.com/