Celentano nuk do shqiptarët? Ka punuar me gjigandët, violinisti: E vërteta krejt ndryshe

Olen Çesari këtë të enjte ishte në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ku foli për koncertin e tij më të fundit që mbahet në data 5-6 Maj në Pallatin e Kongreseve. Herë pas here në vendin tonë, Oleni vjen dhe bën koncerte në Shqipëri për të dhënë një mesazh të mirë nëpër botë për vendin tonë.

“Pse unë publikoj koncertin e Tiranës, që t’i them gjithë botës që shih çfarë bëhet në Shqipëri, shih çfarë eksportojmë neve”

Por sa të thjeshtë e ka pasur Oleni në vitet e para të jetesës së tij në Itali.  “10-vjeçari i parë në Itali, ‘90-2000 kanë qenë të tmerrshme”, pohoi ai duke e arsyetuar për shkak të regjimit komunist, po pas 2010 çdo gjë ka ndryshuar për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse e mendojnë ndryshe vendin tonë.

Prej punës i është dashur që të udhëtoj në vende të ndryshme të botës, ndaj ai është duke realizuar videoklipe në vendet që janë klasifikuar si 7 mrekullitë e botës, ndër to ka realizuar në Brazil, Kinë dhe Jordani. Megjithatë, ai u ndal në disa udhëtime që kanë shënjuar në jetën e tij, sikur janë udhëtimet dhe eventet e realizuara në Los Angelos dhe një event ku ka qenë me Lucio Dalla, të cilën e kujton me këngën Caruso. Modestinë që të cilën violinisti e mban në vetvete e shpjegoi pikërisht me eksperiencën që ka pasur me Lucio Dalla, me koncertin e tij në New York.

“Kur mbaroj koncerti i thashë Lucio ke bërë ëndrrën e ëndrrave sot, kujtoja se do iknim në hotel të shplodheshim se të nesërmen ishim për Toronto. Po-po tha, po vishu se do ikim në Harlen, është një bar aty me njerëz me ngjyrë, merr klarinetën me vete dhe unë violinën. Përfundojmë në një zgëqe, koncepti i lokalit ishte që mbaje rradhën dhe shkoje ne stage i bie me kë të gjeje aty. Bëmë 10 minuta gallat, ku ishte një kënaqësi, nuk kishe asnjë program në kokë. Unë ngela dhe e pyeta “ma shpjego, si me thënë nga yjet te gjoli, ku gjysma e New Yorku-t ishte per koncertin tënd erdhe tek një zgëqe që nuk të njeh njeri”.  Më tha ky është rregulli numër 1, nga yjet ke gjoli duhet të mësosh të biesh dhe ta fillosh nga fillimi punën dhe unë këtë e kam vënë vathë në vesh”.

Ndërsa për eventin në Los Angelos tha se biletat e hyrjes janë shumë të shtrenjta dhe për personazhet aty Zoti është paraja.

“Ka bërë vaki në ndonjë fest në Hollywood në Los Angelos, festat e famshme që organizohen për çmimet Oscar, kam qenë 3 herë. Zoti i tyre është leku, ato e filtrojnë hyrjen nëpër festa me lek. Që ti të hysh në një festë kuota e hyrjes është 20 mijë dollarë, duke e lënë si bashkish ose donacion ONG për kauza të ndryshme. Ishte pak e çuditshme, një super snobizëm”

Ermali e ngaçmon nëse ishte mundësi që të gjuaje ndonjë vajzë ose e kundërta? Oleni duke qeshur tha se “Ermal ti futu njëher brenda, aty po ia dole”.

Gjatë bisedës përmend edhe takimet me Adriano Celentanon teksa Ermali e pyet se në Shqipëri është aluduar shpesh se ai nuk ka qejf shqiptarët e ndaj ka refuzuar ftesat e bëra nga këtu.

“Asgjë e vërtetë. 0 e vërtetë, unë jam shqiptar dhe e kam takuar. Ai nuk lëviz, di histori që e kanë pritur edhe 3 vjet e ka thënë jo.”


Shtuar 21.04.2022 18:40